×
  • Sport
  • Sport

    Fundjavë e zjarrtë në Superligën e basketbollit të Kosovës – vëmendja në Suharekë

    Insajderi
    24 March 2023 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhiroja e parafundit e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet këtë fundjavë.

    Ndeshja kryesore do të luhet në Suharekë, Golden Eagle Ylli e pret Trepçën.

    Mitrovicasit kanë dy humbje radhazi në kampion, derisa suharekasit kanë dy fitore rresht.

    Në klasifikim, Ylli është i dyti me 45 pikë, aq sa ka edhe Peja e pozitës së parë.

    Kjo përballje do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00.

    Po të dielën, por dy orë më vonë, zhvillohet ndeshja e rivalëve të vjetër mes Pejës e Bashkimit.

    Pejanët si lider e presin Bashkimin e vendit të pestë.

    Verdh e zinjtë janë seri fantastike të fitoreve prej gjashtë sosh dhe do kërkojnë të vazhdojnë me sukses edhe në “Karagaq”.

    Sigal Prishtina këtë javë takohet me Rahovecin në kryeqytet.

    Prishtinasit shihen favorit dhe do kërkojnë vazhdimin e formës së mirë.

    Bardh e kaltrit janë të treti në tabelë, por kanë një ndeshje më pak të luajtur.

    Në rast të fitores, do të dalin në krye të tabelës.

    Në anën tjetër, vreshtarët e mbyllin klasifikimin dhe janë shumë afër që nga sezoni i ardhshëm të bëjnë gara në një ligë më poshtë.

    Sfida e fundit është mes Vëllaznimit e Ponte Prizrenit.

    Të dy ekipet janë në pozitat gjashtë e shtatë dhe kanë pikë të barabarta.

    Kjo përballje do të jetë tejet e rëndësishme për ta që t’i ikin vendin të parafundit që të dërgon në ndeshjet e barazhit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark