×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fuqizohet deputet Bajqinovci, blenë banesë me terasë të madhe

    Insajderi
    20 April 2024 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e deputetëve që ka deklaruar pasurinë është edhe Mefail Bajqinovci, i VV-së.

    Bajqinovci del se vitin e kaluar ka blerë një banesë që ka 110 metra katrorë, me 20 metër katrorë terasa.

    Kjo i ka kushtuar atij 80 mijë euro. Por, që deputeti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se ketë banesë e ka blerë nga shitja e banesave paraprake.

    Kjo nuk është banesa e vetme që ai posedon, pasi ka edhe një tjetër në vlerë 53 mijë euro dhe një shtëpi malore, që ka vlerën 25 mijë euro.

    Ai ka deklaruar edhe një veturë Volksëagen, e cila ka vlerën 14 mijë euro në pronësi të gruas së tij.

    Ndërsa para të gatshme, ai ka deklaruar nëntë mijë euro të tij dhe katër mijë e 900 euro të fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark