Tyson Furyn mund ta rrëzosh por ta mposhtësh duhet më shumë se kaq.
Nuk mjaftojnë vetëm goditjet e fuqishme sepse ai gjen forcën diku brenda vetës dhe ngrihet prapë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Anglezi mbrëmë arriti të mposhtë boksierin e frikshëm amerikan, Deontay Wilderin me nokaut në raundin e 11-të.
Por, Wilderi në raundin e katërt e rrëzoi dy herë Furyn por nuk arriti ta mposhtë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si Wilderi i jep një goditje tejet, tejet të fuqishme Furyt dhe duket sikur po i shkakton eksplodim në trup por përkundër kësaj, Fury çuditërisht vazhdoi ndeshjen dhe arriti fitoren.
Po t’i bëhej kjo goditje ndonjë boksieri tjetër, nuk do të mund të qëndronte më në këmbë, por Fury nuk është boksier normal.