Tyson Fury mbron titullin e kampionit në WBC pasi që sonte mposhti Whyte, në një superduel të zhvilluar në ‘Wembleuy’ të Londrës.
Të dy boksierët nuk shfaqen boks të fortë, megjithatë, Fury në rundin e gjashtë, më një goditje të fuqishme rrezoi kundërshtarin, duke e mbrojtur titullin e kampionit në WBC.
Pas meçit ka folur triumfuesi, Tyson Fury, i cili tha se e respekton kundërshtarin e tij, dhe se fitoren ia dedikon vendit të tij.
“Dillian Whyte është një luftëtar dhe unë besoj që ai do të jetë kampion bote – por jo sonte, sepse u ndesh me një luftëtar. Ai ka zemër luan, por është kapur me boksierin më të mirë të peshave të rënda në planet”, ka thënë Fury.
Fury, po ashtu, ka thënë se ish-boksieri legjendar Lennox Lewis do të ishte krenar me aperkatin e tij të sontshëm.