×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fushë Kosovë: Burri ia ndërron çelësat dhomave për të mos e lejuar gruan të futet brenda, ajo e denoncon në polici

    Insajderi
    07 August 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

    Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

    Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 58-vjeçare, e cila ka deklaruar para hetuesve policorë se burri i saj ka ushtruar dhunë psikike dhe më pas ia ka mbyllur dyert e dhomave dhe kuzhinës, për të mos e lejuar të futet brenda tyre.

    Përveç gruas, i dyshuari nuk i ka lejuar as fëmijët e tyre, për çka viktima u detyrua që të raportojë atë që kishte ndodhur.

    Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për rastin.

    Ndaj tij, vendim të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim dhe është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark