Insajderi
Lajme

Fushë Kosovë: Grua raporton se u drogua dhe u dhunua nga dy persona të panjohur

Insajderi
01 January 2026 - 09:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fushë Kosovë: Grua raporton se u drogua dhe u dhunua nga dy persona të panjohur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i dhunimit është raportuar dje në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, një femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësore pas ngjarjes. Ajo ka deklaruar se fillimisht i është dhënë alkool dhe substanca narkotike, e më pas është dhunuar në një motel nga dy persona meshkuj të panjohur.

Tutje, viktima ka bërë të ditur se pas dhunimit është futur me forcë në një veturë dhe është lënë në rrugë.

Me vendim të prokurorit kompetent, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim.

“DHUNIM – Fushë Kosovë, 31.12.2025, ora 05:30. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas deklaratës së saj, fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, pas së cilës është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të panjohur. Viktima më pas është futur me forcë në veturë dhe është lënë në rrugë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark