Futbolli i Kosovës nuk do të zhvillohet për gjatë kohës kur zhvillohet Kupa e Botës “Katar 2022”.
Federata e Futbollit e Kosovës këtë e ka bërë të ditur përmes publikimit të orarit të ndeshjeve të Superligës së Kosovës për fazën e parë të edicionit të ri, shkruan Demokracia.com.
Kupa e Botës në Katar do të nis më 21 nëntor dhe do të zgjas deri më 18 dhjetor.
“Për shkak se sivjet prej 21 nëntor deri më 18 dhjetor do të mbahet Kupa e Botës “Katari 2022”, KG ka planifikuar që garat e stinorit vjeshtor të mbyllen para fillimit të këtij eventi, prandaj disa javë do të zhvillohen në mesjavë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja në uebsajtin zyrtar.
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll nis më 13 gusht.