Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të trishtë mëngjesin e sotëm, ku është ndarë nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Vllaznisë dhe Partizanit.
Sipas “Newsport.al” bëhet fjalë për Zija Hallumi i cili humbi jetën në moshën 85 vjeçare. I njohur për golat e tij dhe buzëqeshjen që iu jepte tifozëve në vitet 1950-60, Halluni është ndër emrat që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar.
I dalë nga moshat e shkodranëve, në vitet e para të karrieres Halluni ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa gjatë shërbimit ushtarak nga 1956-1958 ka qenë pjesë e Partizanit. Pas këtyre viteve, sulmuesi u bashkua sërish me Vllazninë në vendlindje, deri në vitin 1963, ku spikati me lojën dhe golat e tij.