Nga spitali i Kavajës, futbollistët e Egnatias me lot në sy e kanë përcjellur Raphael Dwamena, futbollistin 28-vjeçar i cili ndërroi jetë sot.
Të tronditur nga ngjarja, disa prej tyre shihen me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca.
Golashënuesi më i mirë i Egnatias, i riu ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por sulmuesi nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër.
Në shkurt të këtij viti për TCH se e kishte zbuluar problemin me zemrën në vitin 2017 teksa po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze.
“U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Më pas më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po”, është shprehur Dwamena.
Klubet e Superiores dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen e trishtë, ndërsa ndeshjet e fundjavës për kampionatet e futbollit shqiptar janë shtyrë.
“FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dëamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.”, shkruan FSHF në deklaratën e saj. /TCH/