Lojtarët e Mançester Sitit kishin një arsye për të festuar të premten mbrëma. Jack Grealish, Kevin De Bruyne, Phil Foden, Kyle Walker dhe Riyad Mahrez, ishin ata që do të fotografoheshin, teksa vizituan Bubble Room në Cheshire. Arsyeja, u tha se ishte lajmi se Mahrez kishte lidhur një kontratë të re trevjeçare në ‘Etihad’.
Natën e tyre jashtë ishte gjithashtu edhe përpara se skuadra të fluturojë për në Amerikë për turneun e tyre të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara. Skuadra e Pep Guardiolës atje do të përballet me Club America në Teksas të mërkurën përpara se të luajë me Bayern Munich në Green Bay të shtunën.
Foden u fotografua duke mbërritur në vendin e takimit, edhe pse ai nuk do t’i bashkohet shokëve të tij të skuadrës në turneun e tyre në SHBA. Nga klubi është njoftuar se ai, së bashku me John Stones dhe Ilkay Gundogan do të fluturojnë në një destinacion tjetër në Europë, me U-23 të Cityt për të vazhduar programin e tyre parasezonal.
Pesë lojtarët që ishin jashtë në Cheshire të premten mbrëma dukej se po shijonin mbrëmjen e tyre përpara se të fillonin punën me turneun e tyre të ardhshëm në SHBA. Ata u fotografuan duke buzëqeshur dhe duke qeshur jashtë vendit, i cili ka qenë i njohur për lojtarët e Cityt edhe në të kaluarën.
B.T (Dosja.al)