Ndeshja miqësore mes Algjerisë dhe Egjiptit përfundoi në barazim 1-1. Por gjatë këtij taskimi, u shënua nga një moment tensioni mes Said Benrahma dhe Djamel Belmadi, përkatësisht lojtar dhe trajner algjerian.
Sulmuesi 28-vjeçar i West Ham, Benrahma, është shprehur i pakënaqur për zëvendësimin në minutën e 63-të dhe nuk ka përshëndetur trajnerin teksa ka dalë nga fusha. Kjo sjellje nuk i ka pëlqyer trajnerit Belmadi, i cili nuk ka mundur t’i përballojë nervat dhe ka reaguar dhunshëm ndaj futbollistit.
Pas ndeshjes, trajneri i Algjerisë sqaroi episodin: “Këto janë gjëra që ndodhin. Ai u largua, nuk ishte i lumtur. Unë nuk isha i lumtur. Kjo është e gjitha”,- tha ai.
VIDEO: