×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Llapit, Muhamet Hyseni zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    06 November 2023 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhamet Hyseni është zgjedhur ylli i javës së 13-të në Superligën e futbollit.

    Futbollisti i Llapit i realizoi dy gola mbrëmë ndaj Prishtinës, duke u shfaqur vazhdimisht i rrezikshëm për portën e Bardhekaltërve në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Hyseni realizoi në minutat 54 dhe 67, duke e përmbysur rezultatin, por golat e tij nuk i mjaftuan Llapit t’i gëzohet fitores, pasi Prishtina i barazoi shifrat në minutën e 77-të, shkruan “Gazeta Express”.

    Pasi mori këtë çmim qendërsulmuesi i llapjanëve u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe paraqitjen e mirë në derbi, teksa nuk e fshehu zhgënjimin që skuadra e tij nuk ia doli t’i gëzohet fitores pasi pothuajse gjatë tërë pjesës së dytë kishte epërsi numerike në fushë pas përjashtimit të Useinit me karton të kuq.

    “Është një ndjenjë shumë e mirë dhe privilegj për mua, pasi është hera e dytë që shpallem më i miri i javës. E falënderoj ekipin e Llapit, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin për mbështetjen dhe që më motivojnë të vazhdoj të rritem edhe më shumë. Kemi qenë një pjesë të madhe të ndeshjes në epërsi numerike në fushë dhe ishim në epërsi në rezultat, por nga një pakujdesi pësuam gol dhe fatkeqësisht e mbyllëm ndeshjen në barazim. I kemi pasur disa rezultate jo të mira, disa barazime, por besoj se shumë shpejt do të vijmë te fitorja sepse ‘Legjendat’ e meritojnë për mbështetjen që na japin në çdo ndeshje”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark