×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Futbollisti i Newcastle befason tifozin pas ndeshjes, i dhuroi një “Rolex”

    Insajderi
    08 August 2022 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti francez Alain Saint-Maximin i ka dhuruar një fansit një orë “Rolex” pas ndeshjes së parë të sezonit të ri të Premierligë.

    Një prej futbollistëve më mirw të Newcastle iu afrua pjesws ku ndodheshin tifozët e klubit për të marrë autografe dhe për t’u fotografuar me tifozët, por me atë rast tronditi pozitivisht njërin prej tyre, transmeton Demokracia.com.

    Ai i dha orën e tij Steve Dutton, i cili më vonë ndau lumturinë e tij në Twitter:

    “Unë jam personi të cilit Saint-Maximin i dha një orë, jam pa fjalë. Mendova se ai erdhi për të nënshkruar autografe dhe për të bërë fotografi me fëmijët. Unë jam ende në shok, nuk mund ta falënderoj sa duhet Alan”, ka shkruar fituesi me fat i orës së shtrenjtë.

    Newcastle ka ambicie të larta këtë sezon dhe Saint-Maximin është një nga lojtarët kryesorë në ofensivën e bardhezinjve. Në turin e parë ata mposhtën Nottingham Forest me rezultat 2:0

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark