Rei Manaj nuk po kalon një periudhë të mirë vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Ndryshe nga shumë futbollistë të tjerë ai nuk ka ngurruar të jetë mjaft i hapur në rrjetet sociale edhe rreth romancave.
E duket se sulmuesi i kombëtares shqiptare po shijon një lidhje të bukur dashurie dhe së fundmi ka vendosur të prezantojë me ndjekësit e tij bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën.
Ai ka postuar në Instagram dy foto nga Firenze me të dashurën e tij që e ka bërë të njohur për ndjekësit, por nuk i ka zbuluar emrin. Në njërën prej fotove ata shihen duke u puthur.
Ne mesin e komenteve të shumta për çiftit gjendet edhe emri i bukuroshes, ku sipas ndjekësve e dashura e Manajt quhet Cristina.
Nuk dihet ende se kur janë njohur ata por me siguri detajet futbollisti do i zbulojë në vijim./panorama