Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi sot pati një takim me një nga lengjendat e futbollit botëror.
Ai u takua në Dubai me ish-yllin brazilian, Ronaldinhon.
Krasniqi madje publikoi një fotografi me të në Instagram, kurse në një video tjetër e “detyron” Ronaldinhon ta përmend emrin e kombëtares së Malajzisë.
Futbollisti kosovar e takon Ronaldinhon, i thotë ta përmend emrin e këtij shteti
Kujtojmë se Krasniqi është ftuar te Malajzia për tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2022.
Ai ishte ftuar në një ndeshje miqësore te Kosova, kurse prej pranimit në FIFA dhe UEFA, ai nuk mori pjesë nga “Dardanët”.
Për pesë vite Liridon Krasniqi ka luajtur në Malajzi, kurse momentalisht është në huazim te ekipi australian, Newcastle Jets.