Mesfushori shqiptar nga Librazhdi, Eduardo Rroca ka shënuar tre gola në pjesën e parë për skuadrën e tij Istanbulspor, shkruan Insajderi.
Rroca sot ka shfaqur formë të lartë në ndeshjen kundër Denizlispor, duke arritur të shënojë het-trik brenda 44 mintuave.
Insanbulspor ishte duke pësuar humbje por mesfushori shqiptar vendosi të merr në dorë fatin e kësaj ndeshje.
Golat i shënoi në minutat (28, 39 dhe 44).
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2:3.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë është duke luajtur edhe ish-futbollisti i Ballkanit, Jetmir Topalli.
Rroca së bashku me Jetmir Topallin janë shndërruar në titullar të pa diskutueshëm për skuadrën turke këtë sezon.
Istanbulspor është duke luftuar për t’u rikthyer në Superligën turke, pasi aktualisht renditet në pozitën e tretë, pozitë që garanton “play-off” për një vend në kampionatin turk.