×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar i Serie A i dhuron 15 topa skuadrës kosovare

    Insajderi
    22 February 2023 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli nuk e harron ish-skuadrën e tij kosovare, 2 Korriku.

    Sipas një postimi nga klubi kosovar, mbrojtësi i Empolit nga Serie A ka bërë dhuratë pesëmbëdhjetë topa futbolli, shkruan Lajmi.net

    “Faleminderit Ardian Ismajli. Dhurimi i pesëmbëdhjetë topave të futbollit për neve si 2 Korriku, padyshim se e konfirmon edhe një herë mirnjënjohejn tënde ndaj klubit ku more hapat e parë në karrierë. Për këtë jemi shumë krenar, mirënjohës dhe falënderues”, shkruhet në njoftimin e klubit

    26-vjeçari ishte pjesë e 2 Korikkut në vitet e para të karrierës së tij. Ai më pas ishte huazuar te Prishtina, para se të fillonte aventurën europiane, me Hajduk Splitin, Spezian dhe tani te Empoli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark