×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Futbollisti shqiptar refuzon kontratën prej 250 mijë euro – dëshiron të luajë në kampionat më të fortë

    Insajderi
    22 July 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eneo Bitri vendosi të rikthehet te Partizani pas aventurës me Astana, megjithatë merkato verore ka qene e nxehtë për mbrojtësin. SuperSport mëson se për 25-vjeçarin ka pasur dhe një ofertë zyrtare në klubin e të kuqve, me ekipin e Nefchi Faragona.

    Drejtuesit e klubit nga Uzbekistani ishin gati të paguanin 100 mijë dollarë për kartonin e mbrojtësit të Partizanit, ndërsa për vetë lojtarin bëhej fjalë për një kontratë që arrinte në 250 mijë dollarë ne sezon!

    Një ofertë ekonomikisht shumë e mirë për klubin që dështoi të kalonte turin e parë të Conference League, e do rikuperonte një shumë të kënaqshme, por kjo ofertë është refuzuar për shkak të dëshirës së lojtarit për të luajtur në një kampionat më të fortë.

    Në aspektin financiar qendërmbrojtësi nga Berati do të kishte një mundësi ideale për të firmosur kontratën e jetës, por duket se ka zgjedhur t’i kushtojë më shumë vëmendje karrierës sportive.

    Neftchi Fargona aktualisht ndodhet në vendin e 13-të të elitës së futbollit të Uzbekistanit, teksa në 13 ndeshje ka marrë 11 pikë, e synon që të forcojë prapavijën me çdo kusht. Po ashtu, Bitri ka refuzuar dhe një ofertë nga Hapoel Tel Aviv para ndeshjeve të Europes.

    Megjithatë, vetë beratasi nuk dëshironte që të linte skuadrën pak ditë para ndeshjeve të Conference League, edhe për shkak të lidhjes me tifozët e Partizanit, por dhe me presidentin Gazment Demi.

    Bitri, një nga pikat më të forta të skuadrës së Dritan Mehmetit, në edicionin që lamë pas u aktivizua nga janari në 17 ndeshje, duke shënuar dhe 2 gola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark