×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Futbollisti spanjoll përballet me 8 vjet burg për përdhunim në vitin 2017

    Insajderi
    28 March 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Celta, Santi Mina rrezikon deri në 8 vite burg.

    Sipas Diario Sport, spanjolli dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Seancat gjyqësore do të mbahen më 28, 29 dhe 31 mars.

    Sipas prokurorëve, më 16 qershor 2017, i pandehuri ka hyrë në furgonin e shokut të tij David Goldar teksa ishte aty me një grua dhe i ka thënë se “i pëlqen shumë” dhe se “diçka duhet bërë”. Viktima refuzoi, Mina u largua dhe më pas u kthye dhe e sulmoi seksualisht.

    Si pasojë e këtij episodi, viktima mësohet se është ende në depresion, duke vuajtur nga çrregullimi kronik post-traumatik.

    Për këto veprime prokuroria kërkon dënimin e futbollistit me tetë vjet burg, ndalimin e afrimit të viktimës në një distancë më të vogël se 500 metra për 10 vjet.

    Mina ka bërë 28 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke shënuar 7 gola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark