Derisa në Britaninë e Madhe po mbahet Kampionati Evropian i futbollit për femra, një super-talente e futbollit gjendet jashtë kësaj gare.
Në rrjetet sociale po qarkullon dhe po përhapet me të madhe një video, ku shihet një futbolliste e re, e cila është në gjendje të bëjë “magji” me topin.
Ajo lëviz me lehtësi dhe gjithçka i duket e thjeshtë derisa e ka topin në posedim.
Protagonistja e videos i kalon pa problem kundërshtaret dhe bën lëvizje “Alla Ronaldinho”.
Sidoqoftë, për shkak të shpejtësisë dhe kontrollimit brilant të topit, por edhe numrit 10 në në fanellë, atë po e krahasojnë me Leo Messin.
Ju ftojmë ta ndiqni mrekullinë e kësaj vajze përmes kësaj videoje.
VIDEO