Insajderi
Insporti

Dy emra befasues futen fuqishëm në garën për Topin e Artë

Insajderi
17 July 2024 - 19:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy emra befasues futen fuqishëm në garën për Topin e Artë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy emra tronditës janë futur në garën për Topin e Artë të vitit 2024, sipas raportimeve në Francë.

Për herë të parë në gati dy dekada, as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk janë në garë për Topin e Artë.

Por këtë vit, me dyshen në muzg të karrierës së tyre përkatëse, një brez i ri lojtarësh do të garojë për nderin individual më të lakmuar të futbollit.

Dyshja e Real Madridit, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior kanë qenë prej kohësh të përmendur për Topin e Artë të këtij viti, me të parin që luajti në sezonin e tij të parë me gjigantët e La Ligës, duke asistuar për këtë të fundit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Rodri i Manchester Cityt gjithashtu mendohet të jetë ndër pretendentët kryesorë, pasi ka ndihmuar klubin e tij të fitojë titullin rekord të katërt radhazi në Ligën Premier dhe të fitojë titullin e katërt rekord të Spanjës në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, sipas L’Equipe, ylli i Argjentinës, Lautaro Martinez është gjithashtu në garë për Topin e Artë, pasi shënoi pesë gola në gjashtë ndeshjet e tij në Copa America, përfshirë golin në finalen e së dielës.

Për Interin sezonin e kaluar, Martinez gjithashtu shënoi 24 gola dhe dha gjashtë asistime në 33 ndeshje, duke fituar titullin e Serie A.

Ndërkohë, mediumit francez shton se në garë është edhe Dani Carvajal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark