×
  • Lajme
  • Lajme

    Fyen kosovarin për etni – arrestohet nga policia gjermane

    Insajderi
    27 May 2016 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane në rajonin Potsdam ka arrestuar një 65-vjeçar, pas një ndjekje disa orëshe në Sheshin “Johannes Kepler”, pasi është raportuar se ai ka fyer dhe sulmuar një qytetar tjetër, bazuar në etninë e tij.

    Siç raporton gazeta gjermane “maz-online.de” ngjarja ka ndodhur në një dyqan akulloresh në sheshin e qytezës, ku shtetasi gjerman pa asnjë arsye ka filluar të fyej 26-vjeçarin nga Kosova me fjalë ksenofobe.

    “Ai më pas edhe ka tentuar të sulmojë kosovarin por të tjerë klientë në këtë dyqan e kanë ndalur. Më pas ai ka ikur duke marrë tramvaj”, raporton gazeta.

    Por falë përshkrimit të saktë të personit, dhe xhirimeve të kamerave të sigurisë në lokal, Policia gjermane e ka gjetur personin duke  arrestuar në sheshin kryesor të qytet.

    65-vjeçari është në paraburgim në stacionin policor dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 10 ditëve, deri sa të përfundojnë hetime./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark