×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    G7, Kosovës dhe Serbisë: Zbatojeni marrëveshjen e Brukselit

    Insajderi
    20 May 2023 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liderët e G7 që u mblodhën në Hiroshima të Japonisë, diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi, në mesin e shumë temave të tjera.

    Ata e mirëpritën marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e saj të zbatimit në Ohër.

    Ndërsa u bënë thirrje dy palëve që t’i zbatojnë me mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse.

    “Ne e mirëpresim marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e saj të zbatimit, të arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars respektivisht”.

    “Me qëllim të zhbllokimit të potencialit të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky samit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark