×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gabimet e përditshme që më së shpeshti çojnë në dhimbje shpine

    Insajderi
    31 March 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë gabime të përditshme shumë njerëz i bëjnë pa vetëdije dhe mund të shkaktojnë probleme me shpinën.

    Siç raporton Mirror, Juliette Hobson beson se shumë njerëz nuk bëjnë mjaftueshëm për të reduktuar presionin dhe stresin e punës së përditshme, dhe me kalimin e kohës rritja e tensionit mund të shkaktojë dhimbje shpine.

    Një gabim tjetër që njerëzit bëjnë çdo ditë është se neglizhojnë marrjen e ujit, paralajmëron mjekja. Siç shpjegon ajo, hidratimi siguron lubrifikimin e kyçeve, gjë që redukton dhimbjet e shpinës. Hobson gjithashtu vë në dukje se pacientët e saj me dhimbje shpine shpesh nuk hanë mjaftueshëm ushqime të pasura me proteina, të cilat janë të rëndësishme sepse nxisin rritjen dhe rimëkëmbjen në trup.

    Kur bëhet fjalë për dietën e përditshme, konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave me sheqer mund të shkaktojë probleme me shpinën, sepse sheqeri i tepërt çon në inflamacion në trup.

    Paralajmërimi i fundit i Hobsonit është se njerëzit bëjnë gabim duke mos lëvizur mjaftueshëm. Thotë se të gjithë duhet ta kalojnë kohën jashtë rregullisht dhe se mjafton edhe 10 minuta shëtitje një herë në ditë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark