×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Gabimet ende peshojnë”- Kurti akuzon pushtetet e kaluara për Gjykatën Speciale, nga ish-krerët përmend vetëm Rexhep Selimin

    Insajderi
    05 November 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në trevjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabime të cilat sipas tij, sot po peshojnë dhe po dëmtojnë.

    Në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të dielën, Kurti ka akuzuar ish-oponentët e tij politik në Hagë se gabuan me votimin e Gjykatës Speciale.

    Ndërkaq, për UÇK-në ai ka thënë se bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshojnë.

    Ai e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, të cilit i tha “gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar”.

    “Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet. Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka thënë Kurti në mbledhje.

    Kryeministri Kurti pati akuza për opozitën edhe përgjatë debatit parlamentar të së premtes së kësaj jave. Madje, ai përmendi edhe shpenzimet që po i mbulojnë me buxhetin e Kosovës për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, teksa u mburr se për mbrojtjen e tij sa ishte i burgosur politik s’mori asnjë cent nga kuleta e shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark