×
Show

Gabimet që bëjmë kur aplikojmë kremin kundër diellit

Insajderi
03 July 2016 - 03:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditët e nxehta dhe dielli përvëlues i verës nuk e toleron mungesën e kremit me faktor mbrojtës në lëkurën tuaj. Po e marrim të mirëqenë që të gjithë përdorim krem kundër diellit, por nuk është për t’u habitur nëse lexoni se e aplikojmë gabim.

Kjo gjë ul ndjeshëm efektivitetin e faktorit mbrojtës duke rriskuar lëkurën tuaj njësoj sikur të mos ishit lyer me krem.

Më poshtë do të lexoni 10 gabimet më të zakonshme që pothuajse të gjithë bëjmë kur aplikojmë kremin mbrojtës.

1. Lyheni me krem në momentin që ekspozoheni në diell, ndërkohe që duhet ta aplikoni kremin mbrojtës 30 minuta përpara.

2. Aplikoni kremin kur jeni të veshur me rroba e për pasojë nuk e aplikoni kremin në të gjithë trupin, gjë që duhet.

3. Harroni të mbroni buzët tuaja me një zbutës me faktor mbrojtës.

4. Duhet të përdorni kremra të cilët janë rezistent ndaj ujit.

5. Lyeni fytyrën me kremin e trupit, ndërkohë që formula e kremit të fytyrës ndryshon nga kremi i trupit

6. Nuk aplikonin sasinë e duhur.

7. Mendoni se në hije jeni të mbrojtur.

8. Mos zgjidhni kremin me faktorin mbrojtës më të ulët. Kremi i fytyrës duhet te jete 30 SPF e lartë.

9. Mendoni se po u lyet një herë në mëngjes mjafton për gjithë ditë. Kremin duhet ta aplikoni çdo 3 orë.

10. E fundit, por më e rëndësishmja kremi kundër diellit nuk i përket vetëm sezonit të verës, por duhet përdorur çdo ditë të vitit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark