Përdoruesit e Apple Inc. zbuluan një gabim softveri që lejon njerëzit të dëgjojnë përdoruesit e tjerë përmes shërbimit të bisedës FaceTime të kompanisë si një nga problemet më të mëdha të lidhura me privatësinë me të cilat ballafaqohet kompania.
Ky gabim (bug) lejon një përdorues që pasi të telefonojë dikë në FaceTime, automatikisht të fillojë të dëgjojë personin tjetër para se ai ta marrë thirrjen. Personi tjetër nuk është në dijeni se telefonuesi mund ta dëgjojë atë. Gabimi i konfirmuar nga Bloomberg News ndodh kur një përdorues bënë një telefonatë konference FaceTime, vendos numrin e tyre të telefonit dhe më pas shton numrin e një personi tjetër. Gabimi gjithashtu lejon që videoja të dërgohet nëse përdoruesi tjetër klikon butonin e energjisë ose një nga kontrollet e volumit./Insajderi.com.