Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus po tregohet një blerje e madhe e Arsenalit, pasi po shkëlqen në ndeshjet miqësore para-sezonale duke shënuar vazhdimisht gola, ku tri erdhën gjatë ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Sevillas.
Jesus u transferua para disa javësh nga Manchester City në Emirates për një shifër të raportuar prej 55 milionë eurosh.
Megjithatë, blerja e sulmuesit brazilian po tregohet të ketë qenë shumë e mençur dhe po jep menjëherë frytet e veta.
Braziliani ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet miqësore parasezonale nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta.
25-vjeçari ka arritur t’i shënoj shtatë gola në pesë ndeshje me londinezët, ku tri gola u shënuan sot në fitoren 6-0 ndaj Sevillës.
Jesus arriti t’i shënoj fillimisht dy gola të shpejt në minutat 13’ dhe 15’, ndërsa kompletoi het-trikun në minutën e 77-të.
Përveç këtyre ndeshjeve, Jesus ka shënuar dy gola edhe ndaj Nurnbergut dhe nga një gol ndaj Chelseat dhe Evertonit.