Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur edhe pse ka mbushur 44-vjeç. Legjenda italiane luan me Parmën në Serinë B dhe duket se do vazhdojë edhe për disa vite të tjera.
Gjithsesi, mosha bën të vetën dhe Buffon nuk është më ai që jemi mësuar të shohim në vitet e tij të arta.
Në ndeshjen e fundit ndaj Perugias, ai ka bërë një gafë të rëndë që po bën xhiron e rrjetit. Një kthim i topit mbrapa nuk kontrollohet si duhet nga Buffon dhe kundërshtari realizon gol.
Ka dhe nga ata tifozë që akuzojnë në rrjet se veprimi i italianit ishte i qëllimshëm për përfitime bastesh. Pamjet janë të qarta dhe secili mund të krijojë opinionin që do.