×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gafë fatale e portierit gjerman, kujtoi se vërshëlleu arbitri!

    Insajderi
    27 July 2022 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portierët kanë një punë shumë të vështirë mes shtyllave, por një gafë e tyre rezulton fatale për skuadrën. Wehen-Dortmund II, sfidë e vlefshme për divizionin e tretë të futbollit gjerman, përfundoi në barazim 1-1.

    Pjesa e parë përfundoi pa gola, teksa vendasit kaluan në avantazh në minutën e 56’ falë ndihmës së portierit të ekipit të dytë të Dortmundit. 21-vjeçari Luca Unbehaun kujtoi se arbitri kishte vërshëllyer për faull.

    Në fakt nuk kishte ndodhur një gjë e tillë, situatë që u kuptua nga Gustaf Nilsson. Suedezi e dalloi që loja nuk ishte ndalur, pa nga kryesori, i cili i bëri me shenjë që të luajë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Wehen në avantazh.

    Gjithsesi, skuadra mike reagoi dhe ia doli të evitojë humbjen 13 minuta përpara fundit të ndeshjes falë golit të Rodney Elongo-Yombo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark