Galatasaray ka shënuar fitore të madhe në luftë për titullin e kampionit të Turqisë.
Milot Rashica u paraqit titullar për Galatasarayn, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Antalyaspor-in.
Faqja për statistika “Sofascore”, e zgjodhi lojtar të ndeshjes Mauro Icardin e Galatasarayt, duke e vlerësuar me notë 8.1.
Rashica që u paraqit 79 minuta, u vlerësua ndër më të dobëtit të Galatasaray, 6.4.
Për Galatasarayn realizuan Icardi (49′) e Floranus (59′-autogol) dhe për Antalyaspor shënoi Luiz Adriano (54′).
Pas javës së 20-të, Galatasaray udhëheq me 45 pikë dhe Antalyaspor renditet në vend të 15-të me 18.