×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Galeria e Ministrisë së Kulturës shpall konkurs për Programin Artistik të vitit 2024

    Insajderi
    30 September 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Galeria e Ministrisë së Kulturës ka shpallur konkursin për Programin Artistik të vitit 2024.

    Të drejtë aplikimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos, performancës dhe arkitekturës të cilët e kanë një koncept për ekspozitë individuale apo kolektive.

    Kushtet dhe procedura e aplikimit

    Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të cilët kanë ide/vepra të realizuara në fushat e përmendura.

    Aplikuesi apo kuratori duhet të ketë gati konceptin se si do të prezantohen punimet dhe projekti i artistit.

    Aplikuesit duhet të sjellin dhjetë (10) punime të shtypura me ngjyra, në formatin A4, me kualitet të lartë (minimum 600 x 800 dpi); apo video me kohëzgjatje prej maksimum 10 minuta, në format DVD.

    Biografia profesionale.

     Nuk pranohen punimet fizike (piktura, skulptura, etj.)

    Numri i punimeve që do të ekspozohen vendoset nga GMK-ë.

    Dorëzimi i aplikacioneve: Aplikimet në zarf dërgohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në çdo ditë pune nga ora 10:00 – 12:00, deri më datë 10.11.2023 Adresa: Galeria e Ministrisë së Kulturës, Rruga UÇK, nr. 96 (kompleksi Qafa), 10000, Prishtinë, Kosovë.

    Kohëzgjatja e konkursit: Konkursi është i hapur dyzet (40) ditë, 02.10.2023 – 10.11.2023 Data e fundit e aplikimit është: 10.11.2023 në ora 13:00.

    Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark