×
  • Lajme
  • Lajme

    Gallatë me dy të arratisurit e Sveçlës në TikTok, kujtojnë momentin kur “Shani Tmerri” e kishte rrahur mbikëqyrësin

    Insajderi
    12 July 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të arratisurit nga Policia e Kosovës janë bërë bashkë në rrjetin social “Tik-Tok”. Faton Hajrizi e Shani Tafolli i njohur me nofkën “Tmerri”.

    Faton Hajrizi është arratisur para një jave nga burgu i Smrekonicës ndërkohë Policia është në kërkim të Shani Tmerrit nga gushti i vitit të kaluar.

    Shani Tmerri përmes një live në TIK-Tok e ka uruar për arratisjen Faton Hajrizin duke i uruar të mos kthehet kurrë në burg.

    “Urime që je arratis, ishalla ma kurrë nuk shkon atje”, i tha Shania, Fatonit.

    Ndërkohë, Hajrizi i ka përmendur një rast se si “Tmerri” e kishte rrahur një roje brenda burgut, e në anën tjetër përmend se si pastaj ai u rrahë nga tre policë.

    “A e mban mend kur e rreh mbikëqyrësin“E ta përmbledhe, bam-bllap”, i thotë Fatonit, Shanisë.

    “Po vallain e di veç a e man mend kur më kanë marrë me shleme, më kanë qu zhag – tre ditë tani teposhtë, se unë e majë mend kur e kam rreh mbikëqyësin se unë sun e durojë kërkon – tani tri ditë, tri netë më kanë rreh në bodrum atje poshtë, u kanë ka më del shpirti“, i tha Shania, Fatonit.

    Orë më parë, Faton Hajrizi ka publikuar sërish një video në TikTok, por kësaj radhe është tallur me Qeverinë Kurti, duke i quajtur “Lepurushat e Vetëvendosjes”.

    Hajrizi i ka reaguar Ministrit Sveçla duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark