×
  • Sport
  • Sport

    Galtier rrezikon tre vite burg – Zbulohet e-maili racist i trajnerit të PSG-së: Unë kam vetëm zezakë, dhe gjysma e ekipit shkon në xhami

    Insajderi
    30 June 2023 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publiku i futbollit francez u trondit nga lajmi se trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, u arrestua me djalin e tij John, mëngjesin e së premtes në Nice.

    Galtier dhe djali i tij u morën në paraburgim të premten rreth orës 9 të mëngjesit për hetim mbi skandalin e diskriminimit racor, ndërsa trajneri ishte në krye të Nice.

    Të dy do të mbahen nën vëzhgim policor për 24 orë dhe gjatë kësaj periudhe do të zbulohet nëse do të lirohen apo do të mbahen në paraburgim.

    Çështja është një e-mail në të cilin Galtier dyshohet se sulmoi drejtorin e atëhershëm sportiv të Nice, Julien Fournier për numrin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanëve në skuadër.

    “Ju keni bërë një ekip të poshtër. Unë kam vetëm zezakë, dhe gjysma e ekipit shkon në xhami të premteve”, thuhet në emailin e pretenduar të Galtier, i cili tani po qarkullon në mediat franceze.

    Galtier mohoi të kishte shkruar një gjë të tillë dhe PSG, një klub me shumicë arabe, nisi një hetim.

    Numri i telefonit të Galtier u përhap në rrjetet sociale dhe brenda një dite ai mori më shumë se 5000 kërcënime. Për shkak të kësaj, ai punësoi truproja.

    Në prill, RMC Sport njoftoi një dënim të mundshëm për Galtier. Punonjësit e Nice supozohet se konfirmuan se e-maili i përmendur ekzistonte dhe se gjithçka ishte siç përshkruhet në të.

    Aktualisht policia po shqyrton të gjitha provat dhe RMC shkruan se dënimi më i mundshëm për Galtier, nëse pretendimet vërtetohen, është tre vjet burg dhe 45 mijë euro gjobë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark