×
  • Showbiz
  • Show

    Gani Gërmia tregon sa si ia pa ‘hajrin’ TikTok-ut – Si do të ndikon tek VIP-at nëse ndalohet?

    Insajderi
    28 April 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social TikTok ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve. Por a do të ndalohet përdorimi i tij vetëm për institucionet në Kosovë, apo ndalimi i tij do të ‘prek’ edhe qytetarët e thjeshtë, apo thënë më mirë ViP-at e TikToku-t.

    VIP-at e TikTok-ut, të cilët përpos famës që kanë marrë në Kosovë, kanë përfituar mjaft mirë edhe nga ana ekonomike.

    Moderator, njëkohësisht mjaft i famshëm në rrjetin social TikTok, i cili ka plot 111 mijë ndjekës, Visar Dërmaku, apo i njohur si Gani Gërmia, tha se në aspektin njerëzor e mirëpret një vendim të tillë, ani pse siç thotë ai nëse do të ndalohej nuk do të ndikonte mirë tek ai, pasi ka një audiencë të madhe dhe për nga ana financiare ia ka “pa hajrin”.

    Nëse veç merret një vendim me ndërpre unë po them në aspektin njerëzor degradim më të madh dhe si njerzit në Kosovë që e kanë keqpërdorë, dhe menduan që gjithçka bohet për para kur e kuptuan që po fitojnë pak para, dhe dul ajo ana çnjerëzore e jona, por kjo ka ndodh edhe në ballkan jo vetëm te na, dhe kjo la me kuptu për pare çka jemi në gjendje me bo, edhe me të thonë të drejtën unë ja kom pa hajrin”.

    Nëse do të ndalohej, normal që do të ndikonte edhe te une pasi kam një audiencë të madhe, i kom 70 milion hashtag-un, i kom 110 mijë ndjekës, është një humbje e madhe, por sa i përket nëse është në të mirën e vendit isha kon pro, pavarsisht që nuk më konvenon. Por nëse vazhdon me këto nivele të ulta, sepse nuk mbeti asnjë qytetar i thjeshtë krejt VIP u bënë, qohen gratë e zeza, gruaja 70 vjet zhvishet, çka po pret tjetër”, tha Gani Gërmia për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark