×
  • Lajme
  • Insajderi

    E dhimbshme: Pezmatimi i Haki Abazit me shefat e partisë po shfrytëzohet për argëtimin e njerëzve në rrjete sociale

    Insajderi
    25 November 2021 - 12:14

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duket se është “mërzitur” me mungesën e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazit, në seancat e Kuvendit.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka treguar se deputeti Abazi nuk ka shkuar as sot në seancë.

    “Hakiu mungon🙁”, ka shkruar Musliu në Facebook.

    Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancat e fundit të Kuvendit.

    Të martën, Abazi tha se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë, por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

    “Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark