×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara e NASA-së për herë të dytë në Prishtinë

    Insajderi
    27 March 2016 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina në mesin e 200 qyteteve nga e mbarë bota, edhe këtë vit do të jetë nikoqire e NASA Space Apps Challenge, që do të mbahet nga 22 deri më 24 Prill, në Innovation Centre Kosovo (ICK) .

    Kjo është hera e dytë që gara organizohet në Kosovë, pas edicionit të vitit 2015 dhe triumfit të ekipit NatEv Explorer në kategorinë “People’s Choice Award”.

    Janë gjithsej gjashtë kategori të përcaktuara nga NASA për këtë vit: Teknologjia, Aeronautika, Stacioni Hapësinor, Sistemi Diellor, Toka dhe Ekspedita në Mars. Secila kategori është e përbërë nga nën-kategori, të cilat duhet të përzgjidhen nga ekipet garuese.

    Regjistrimi është hapur dhe aplikimi duhet të kryhet individualisht nga secili anëtarë i ekipit, më së largu deri më 20 Prill 2016.

    ICK fton programeret, inxhinieret, dizajnerët, fotografët, studentët, artistët dhe ekspertë të fushave të ndryshme që të ndihmojnë ekipet pjesëmarrëse me mentorim, këshillim, kodim dhe dizajn.

    Garës do ti paraprijë “Data bootcamp” që organizohet me 14 Prill dhe ka për qëllim përgatitjen e ekipeve të regjistruara, nëpërmjet informatave rreth garës, kategorive, veglave, kritereve të vlerësimit dhe ofrimin e​ ligjëratave profesionale për shfrytëzimin e të dhënave të hapura, kodimit, dizajnit dhe përgatitjen e projekteve finale.

    Në fund të garës 72 orëshe, Kosova do të nominojë 2 deri në 3 projekte për vlerësim nga ana e jurisë profesionale të NASA.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark