×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Garë e fortë në nominimet e BBVK, këta janë të nominuarit

    Insajderi
    28 February 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Spektakli i të hënës mbrëma në Big Brother VIP Kosova, krahas emocioneve dhe situatave të ndryshme, ka ofruar edhe një garë të madhe në listën e të nominuarve të javës.

    Automatikisht në nominim ka shkuar Juliana Nura për shkak të shkeljes së rregullave të ‘Vëllait të Madh’.

    Më pas, u nominua Arkimed Lushaj-Stresi, i cili ishte i pari që e kapi telefonin, mirëpo kësaj radhe lajmi nuk ishte i këndshëm.

    Në vijim, në nominim ka shkuar edhe Mbresa, duke qenë se e shpërfilli sfidën e kapitenit, ku Juliana doli fituese.

    Dhe në fund, pas nominimeve nga konkurrentët, në garë me ta janë përfshirë edhe: Melisa Lleshi, Artan Thaçi dhe Vedat Bajrami

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark