×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Garë e ngushtë mes Trump e Biden për president të SHBA’ve: Këto janë rezultatet e sondazhit

    Insajderi
    02 March 2024 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta prestigjioze amerikane, Neë York Times, ka publikuar një sondazh për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas sondazhit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e udhëheq garën presidenciale me 48 përqind, ndërsa presidenti aktual, Joe Biden, është i dyti me 43 përqind, kurse 10 përqind e të anketuarve janë të pavendosur.

    Vetëm një në katër votues mendon se ShBA-ja po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa dy herë më shumë votues besojnë se politikat e Bidenit i kanë dëmtuar ata personalisht.

    Shumica e votuesve mendojnë se ekonomia e Amerikës është në gjendje të keqe, teksa sondazhi ofron një sërë shenjash paralajmëruese për Bidenin në lidhje me dobësitë brenda koalicionit demokratik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark