Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se dialogu për LDK-në është mënyra e të menduarit dhe të vepruarit politik.
Në një mbishkrim të vendosur në një fotografi, Gashi ka shkruar vetëm një fjali si mesazh për elektoratin.
“Dialogu për Lidhjen Demokratike të Kosovës është mënyra e të menduarit dhe të vepruarit politik”, ka shkruar Gashi mbi fotografinë e publikuar në Facebook.