Arben Gashi i PDK-së e sheh si të rrezikshëm ardhjen e VV-së në pushtet. Sipas tij me VV-në do të vihet në pikëpyetje shtetësia e Kosovës.
Ai thotë se për herë të parë në Kosova është përjashtuar nga tavolina me ndërkombëtarët, e krejt shkaktarë i kësaj sipas Gashit është Kurti.
‘‘Për herë të parë Kosova u përjashtua nga tavolina me ndërkombëtarët. Unë bashkë me ju, mund t’i flas disa të dhëna publike, paralajmërimet në baza ditore, që i kanë marrë, e di që janë një pjesë publike, po i listoj: Kemi pas bllokimin e njohjes nga Xhamajka, kemi pas bllokimin e fondit të Milleniumit, kemi pas bllokimin për furnizim për Ushtrinë e Kosovës”, tha Gashi në njërin nga debatet televizive.