Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Kujtim Gashi, ka thënë se ata si parti janë model se si trajtohen të rinjtë.
Sipas Gashit, PDK-ja e ka dëshmuar këtë duke u dhënë pozita drejtuese në qeverisje lokale e qëndrore.
“Partia Demokratike e Kosovës, është modeli më i mirë se si i trajton të rinjtë, gjithmonë duke iu dhënë pozita drejtuese, si në qeverisjen lokale, ashtu edhe në institucionet qëndrore”, ka thënë Gashi, shkruan Insajderi.
Madje, Gashi ka theksuar se PDK dhe Hoxhaj kryeministër kanë pako milionëshe për mbështetjen e të rinjve.
“Te ne në PDK, të rinjtë janë pjesë e vendimmarrjes, dhe kjo u konstatua edhe nga bashkëbisedimi që kisha sonte me ta. #Rimëkëmbja dhe #HoxhajKryeministër, kanë pako 15 milionëshe për mbështetjen e të rinjve, për nismat dhe projektet e tyre🤟. #PDK134✔️, #EnverHoxhaj1✔️, #kujtimgashi22✔️”, ka shkruar Gashi. Insajderi.org