Për anëtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mënyra sesi Kadri Veseli e ka emëruar ministrin e Punëve të Jashtme pa u konsultuar me kryeministrin Isa Mustafa është cenim i koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.
Deputeti Arben Gashi adresoi kritika të rënda në adrese të kryeparlamentarit Kadri Veseli aq sa dramatizoi se këto veprime të Veselit po e rrezikojnë koalicionin.
“Propozimi për ministër nga selia e PDK nga ana e zotni Veselit, nuk tregon se puna asht mire ne kete koalicion”, ka thënë Gashi në emisionin “Rrokull Roll”, duke iu referuar deputetit Enver Hoxhaj i cili pritet të zgjidhet Ministër i Jashtëm.
Ai ka mohuar zërat se do t’i bashkohet partisë së Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit, duke thënë se do të vazhdojë të qëndroi në LDK./Insajderi.com