Kandidati i PDK-së për deputet, Kujtim Gashi përmes një postimi ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në fshatin Kobajë të Prizrenit.
Ai në postimin e tij ka shkruar se sa ma shumë po afrohet dita e zgjedhjeve, aq më shumë po rritet numri i qytetarëve që po e duan Hoxhajn kryeministër.
“Kobaja si gjithmonë, të mobilizuar e të organizuar për fitoren e #Rimëkëmbjes. Sa më shumë që po afrohet 14 shkurti, aq më shumë qytetarë po e mbështesin ardhjen e #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Gashi në postimin e tij.