Kandidati për deputet të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi ka takuar sot një grup të të rinjve.
Gashi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës, është modeli më i mirë se si i trajton të rinjtë, gjithmonë duke iu dhënë pozita drejtuese, si në qeverisjen lokale, ashtu edhe në institucionet qendrore.
“Te ne në PDK, të rinjtë janë pjesë e vendimmarrjes, dhe kjo u konstatua edhe nga bashkëbisedimi që kisha sonte me ta. #Rimëkëmbja dhe #HoxhajKryeministër, kanë pako 15 milionëshe për mbështetjen e të rinjve, për nismat dhe projektet e tyre #PDK134 #EnverHoxhaj1 #kujtimgashi22”, ka shkruar ai.