×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gashi për zjarrin në IML: Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet

    Insajderi
    21 November 2023 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi një disa zyre të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë nga zjarri sot në mëngjes.

    “Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet”, ka shkruar Gashi në rrjetin e tij në Facebook.

    Ai ka përmendur edhe një rast tjetër, ku zjarri kishte përfshirë Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë ka vdekur një person.

    “Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon. Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet. Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mos të harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë”, ka shkruar Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark