Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka thënë se qyteti historik i Prizrenit, sonte përcaktoi fitoren e PDK-së dhe planit të saj të Rimëkëmbjes.
Sipas Gashit, kjo fitore u përcaktua në qytetin ku kanë filluar gjithmonë ngjarjet e mëdha për vendin.
“Kryeqyteti historik, Prizreni, aty ku kanë filluar shumë ngjarje të mëdha për vendin, sonte përcaktoi fitoren e jashtëzakonshme të #rimëkëmbjes dhe #hoxhajkryeministër”, ka thënë Gashi përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Gashi i PDK-së ka shtuar se janë të vendosur për punë dhe përushtim që t’i shpërbejnë kauzës për vendin aty ku e lanë Thaçi e Veseli.
“Si asnjëherë më parë, vendosmëri, punë e përkushtim për t’i shërbyer kauzës për zhvillimin e vendit, aty ku e lanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli. #PDK134, #EnverHoxhaj1✔️, #kujtimgashii22✔️”, ka shkruar Gashi. Insajderi.org