×
Zgjedhjet 2021

Gashi: Programi i PDK-së, do të mbështesë fuqishëm projektet e sipërmarrësve të reja

Insajderi
05 February 2021 - 12:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka folur rreth programit të Rimëkëmbjes ekonomike të PDK-ës.

Gashi është shprehur se Programi i Rimëkëmbjes ka një fond prej 15 milionë euro për t’i financuar projektet rinore, ku bëjnë pjesë edhe iniciativat e të rejave të vendit tonë.

“Edhe gjatë kohës sa drejtuam Ministrinë e Rinisë, përmes Fondit Rinor, kemi mbështetur shumë vajza të reja të cilat sot kanë bizneset e tyre të qendrueshme. Kanë filluar me nga një e dy punëtorë, ndërkohë kanë rritur numrin e të punësuarve me nga shtatë e tetë punëtorë.” – tha ai.



OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark