Insajderi
Lajme

Gashi: Qeveria për katër vite bleu energji në vlerë 700 milionë euro, me tregtar Martin Berishaj

Insajderi
27 December 2024 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi: Qeveria për katër vite bleu energji në vlerë 700 milionë euro, me tregtar Martin Berishaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë aktuale për gjendjen në sektorin e energjisë.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ekzekutivi për katër vite ka shpenzuar 700 milionë euro në blerjen e energjisë elektrike nga jashtë vendi,e  tregtari i saj, sipas Gashit, është ambasadori Martin Berishaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Per 4 vjet, mbi 700 milion euro të shpenzuara për blerje të energjisë elektrike nga jashtë!

Tregtari kryesor i kësaj energjie është Martin Berishaj. Ndërkohë, qeveria nuk arriti:

• Të rinovojë termocentralet e Kosovës sipas planit;

• Të investojë në kapacitete të reja energjetike;

• Të zhvillojë sektorin energjetik si duhet.

Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit. Qeveria e Kosovës, në vend që ta ndalojë këtë gjakderdhje financiare, po e mundëson atë. Ndërkohë, qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti.

Fajtor për këtë situatë është Albin Kurti!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark