Insajderi
Lajme

Gashi: Do të japë gjithçka që ta mposht Zvicrën

Insajderi
26 May 2016 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në konferencë për shtyp nga Austria, atje ku po përgatitet kombëtarja kuqezi para fillimit të Kampionatit Evropian, Gashi tha se takimi ndaj Zvicrës do të jetë emocionues.

“Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq”, deklaroi sulmuesi i Kolorados.

Gashi e ka nisur mirë aventurën te Colarado Rapids në MLS, ku sulmuesi kuqezi ka gjetur mbështetjen e shumë tifozëve shqiptarë. 27-vjeçari ndihet shumë mirë fizikisht dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në evropian. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark